Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.
Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHP dhe në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.
Numri i rasteve aktive është 6 raste, ndërsa rasti i sotëm i regjistruar, është nga fshati Lladroc.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Të regjistruar me covid-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 252 persona, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 6 persona janë aktiv. /TV Malisheva