Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin, Kadri Veseli, është e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.
Postimi i Limajt në Facebook:
Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin tonë, z. Kadri Veseli, është e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Drejtuesit e UÇK -së, ashtu siç kanë ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Kadri Veseli do dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.