Ylli i realitetit 39-vjeçar sërish ngjalli interes të madh nga fotografët që e ndoqën gjatë një darke në Malibu.
Kim Kardashian ishte veshur në rroba të kuqe dhe pamjen e plotësoi me sandale po ashtu ngjyrë të kuqe me pjesë transparente. Ajo i zbukuroi flokët me një bishtalec jashtëzakonisht të gjatë dhe, si gjithmonë, me një grim perfekt. Disa përdorues të internetit theksojnë se e kuqja i përshtatet asaj në mënyrë të përsosur dhe se ky mund të jetë edicioni i saj më i mirë deri më tani në vitin 2020. Çfarë mendoni ju? |