15 mijë e 938 persona janë infektuar nga virusi korona që nga 13 marsi kur edhe janë shfaqur dy rastet e para pozitive me COVID-19.

Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur që 14 mijë e 143 persona kanë arritur që të shërohen nga COVID-19. Mirëpo janë 638 të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Për çdo ditë raportohet për shifrat e të shëruarve, të infektuarve e të rasteve të vdekjes. Po ashtu raportohet edhe për rastet aktive me COVID-19.

Nga të dhënat e fundit raportohet për 1 mijë e 157 raste aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren). Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Share.