Kina “nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën”, u tha zyrtarëve diplomati i Kinës në Ukrainë.
“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do ta ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht…Në këtë situatë, që keni tani, ne do të veprojmë me përgjegjësi”, i tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong, kreut të administratës ushtarake rajonale në Lviv, Maksym Kozytsky gjatë një takimi, raporton CNN.
“Kina është një vend mik për popullin ukrainas.
Si ambasador, mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë gjithmonë një forcë e mirë për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht”.
/TV Malisheva