Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për kërkesën e opozitës për dorëheqje, duke thënë se një kërkesë e tyre po vjen pasi e kanë parë vullnetin dhe seriozitetin e Qeverisë Kurti për të jetësuar reformën në drejtësi.

Por thotë se s’është aty për t’i plotësuar kërkesat e opozitës.

“Për çfarë të japë dorëheqje. Ndoshta është mirë të pyetet opozita pse po e kërkojnë. Prej kur e kam marrë mandatin jam ballafaquar më kërkesat për dorëheqje, sepse konsideroj se kur e kanë parë vullnetin tonë dhe seriozitetin tonë për të jetësuar reformën në drejtësi, kanë filluar me kërkesat për dorëheqje. Kërkesa për dorëheqje s’do të jetë e para as e fundit. Përsa kohë jemi duke iu shërbyer qytetarëve, ata do të vazhdojnë të bëjnë kërkesa të tillë. Por unë s’jam këtu për t’i plotësuar kërkesat e opozitës. Por s’do të ndalemi pavarësisht sfidave”, ka thënë Haxhiu.

E pyetur për cilësimet në të kallurën si “super-kriminel” për ata që e kanë shkelur Kushtetutën, Haxhiu ka thënë se qeveritë e kaluara s’kanë shërbyer për interesat e qytetarëve.

“Në të kaluarën kemi pasur qeveri që s’i kanë shërbyer interesave të Kosovës por i kanë shërbyer interesave të tyre. Në të kaluarën kemi pasur keq-qeverisje, jo qeverisje. Ju kanë shërbyer individëve, oligarkëve. Tashmë ka një qeverisje që iu shërben qytetarëve. Në të kaluarën kur ka pasur një reformë në drejtësi e kemi mbështetur si opozitë”, ka shtuar tutje ajo.

/TV Malisheva

Share.