Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, ka folur në emisionin “2 me 1” rreth gjendjes së Milot Rashicës, i lënduar te skuadra e Werder Bremen.
Ai deklaroi se ka shpresa që Rashica të jetë gati për ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
“Me Milotin sot kemi pasur kontakte dhe ka një lëndim”, deklaroi Salihu.
“Por presim që të jetë i gatshëm, ai është shumë i fortë nga natyra”.
“Presim që ai të jetë pjesë e ekipit megjithatë”, shtoi Salihu.
Sot klubi i Werder Bremenit doli me komunikatë ku sqaroi se Rashica ka pësuar lëndim në kofshë, derisa diagnoza e saktë do të dihet brenda ditëve të ardhshme.