Në 21-vjetorin e çlirimit të komunës së Prishtinës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci bëri homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Nga aty ai tha se sot po nderojnë njërin nder heronjtë e parë të Kosovës dhe po dërgojnë mesazh për respektin e shtetit të Kosovës karshi heronjve dhe familjeve të tyre.
Lidhur me vizitën e përfaqësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Thaçi tha se ende nuk është i informuar zyrtarisht për këtë vizitë por që theksoi se është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me dialogun Kosovë-Serbi ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Ai shprehu edhe njëherë besimin tek lidershipi amerikan.
“Ende zyrtarisht nuk jam i informuar por do shohim agjendën pastaj do përgjigjem si president i vendit. Por për neve është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo që të jetë ai. Kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve dhe besojmë që lidershipi i presidentit Trump dhe dinamika e ambasadorit Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate”, tha Thaçi.
Ndërsa, lidhur me atë se kush do e udhëheqë dialogun me Serbinë, Thaci tha se “do e udhëheqin përfaqësuesit legjitim të Kosovës, ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin dhe se do e plotësojmë njëri-tjetrin”./ Tv Malisheva