Anthony Joshua ka konfirmuar se ai dhe ekipi i tij kanë marrë ofertën e parë zyrtare për të organizuar luftën e kampionatit në pesha të rënda me Tyson Furyn.

Bisedimet midis dy britanikëve për të përcaktuar luftën më të madhe të kësaj epoke kanë filluar prej muajsh dhe duket se gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur për realizimin e saj.

Promovuesi Eddie Hearn konfirmoi se ishte nënshkruar një kontratë për një seri me dy luftëra me shpresën që së paku njëra prej tyre të zhvillohet në këtë vit, edhe pse data dhe vendi ende nuk janë konfirmuar.

Sigurisht, ka oferta nga e gjithë bota për të zhvilluar një luftë kaq prestigjioze dhe vetë Fury zbuloi se kishte oferta nga Arabia Saudite, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Tani Joshua ka konfirmuar që ai dhe ekipi drejtues i tij kanë marrë ofertën e parë zyrtare për të organizuar luftën, megjithëse ai nuk e konfirmoi se ku dhe kur.

“Lajme pozitive këtë mbrëmje”, shkroi Joshua në Twitter. “Tani po lidh këpucët e mia me vrap.

” Ekipi 258MGT dhe Matchroomboxing kanë marrë ofertën e parë zyrtare për të pritur kampionatin e padiskutueshëm të peshave të rënda të botës!”, ka vazhduar Joshua.

“Unë do të jem fitimtar me dëshirën e Zotit! Nuk ka vend për tu fshehur tani. Jam duke ardhur.”, ka përfunduar ai./TV Malisheva

Share.