Një mollë në ditë mban doktorin larg,kështu thonë për vlerat shëndetësore që molla ka.

Është një frut i cili ka përfitime të shumta, duke filluar nga farat që përmbajnë albuminë dhe yndyrë.

Një pjesë e mirë e vitaminave si B1, C, E, P, B2 gjenden pikërisht në lëkurën e mollës, ndaj do ishte e këshillueshme ta konsumonit me lëkurë.

Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet që na sjell molla:

Kontrollojnë oreksin

Mollët jeshile përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. Pra nëse vuani nga oreksi i dobët, konsumoni një mollë jeshile.

Lufton pagjumësinë

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë.

Lufton astmën

Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë

Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

Ulin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

Mollët jeshile kryesisht zvogëlojnë problemet e mëlçisë dhe parandalojnë problemet e traktit digjestiv.

Lehtësojnë tretjen

Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban. /TV Malisheva

 

 

Share.