Një veturë e Qeverisë së Kosovës është parkuar para një objekti në lagjen Mat 1 në Prishtinë. Gjatë qeverisë së Ramush Haradinajt veturat e shtetit janë përdorur edhe për të shkuar nëpër motele.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, do të mbahet mend edhe për atë se s’ka mundur të ndalojë keqpërdorimin e veturave. Përdorimin e veturave për çështje familjare. Dhe, përdorimin e veturave për të shkuar në motel.

Ndërkohë, të shtunën, një veturë e Qeverisë ishte e parkuar para një objekti në lagjen Mat 1. Nuk dihet pse kjo veturë s’ishte pjesë e parkingut të Qeverisë.

Kandidati për Kryeministër nga VV’ja, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të ndalë keqpërdorimin e veturave dhe përdorimin e tyre për nevoja personale.

Share.