Fasulet janë të pasura me proteina që treten lehtë, me vitamina B, C dhe E, me minerale: kalcium, fosfor, bakër, zink, hekur, si dhe me aminoacide si:triptofani, lizina, arginina, tirozina dhe metionina.

Fasulet kanë ndikim të shkëlqyer në mëlçi dhe ne fshikëzën e tëmthit. Fasulet janë “pastrues” të vërtetë të traktit digjestiv dhe e forcojnë sistemin kardiovaskular, duke ndikuar njëkohësisht edhe në një pamje më të mirë të lëkurës.

Fasulet janë një ndër ushqimet e preferuara të shqiptarëve. Ata janë një pjatë që shpeshherë gjen vend në tyrezat tona familjare dhe jo vetëm për shkak të varfërisë, por dhe shijes. /TV Malisheva

Share.