Këto dy ditë opinioni në Kosovë është tronditur nga disa akte njëpasnjëshme kriminale që kryesisht lidhën me motiv pasurinë apo pronën. Pa dyshim se akti më flagrant mbetet ai që kishte ndodhur dje në Therandë, kur persona të maskuar dhe të armatosur grabitën një argjendari në këtë qytet, me që rast u plagos një polic dhe një tjetër u lëndua gjatë përleshjes më grabitësit.
Më herët në mëngjes po ashtu në rajonin e Prizrenit kishte ndodhur një hedhje e granatës në tregun e kafshëve ku mbeten të lënduar disa persona, kurse në orët e sotme të mëngjesit një qytetar nga Peja ka lajmuar organet e rendit së është plaçkitur banesa dhe i janë vjedhur gjëra me vlerë në kasafortën e tij.
Për avokatin, Ardian Bajraktari një kontribut të rëndësishëm në zbulimin e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit e ofron shkenca e kriminologjisë. Dhe si e tillë ajo mund t’u “shërbejë organeve të sigurese publike më saktë Policisë, për të ndërtuar politika parandaluese në raport me kriminalitetin”.
Avokati, Bajraktari gjatë elaborimit të këtij problemi ka potencuar se njëri nga aspektet që i trajton kjo shkencë është “trajtimi i shpërfaqjes së veprave penale, periudhën kohore kur krimet e ndryshme kanë tendencë të rritjes dhe përse këto vepra penale në një periudhë kohore të vitit pësojnë rënie” .
Në këtë kontekst, në Republikën e Kosovës jo çdo periudhë e vitit karakterizohet më të njëjtën shkallë të kriminalitetit me këtë motiv. Zakonisht shkalla statistikore e këtyre krimeve apo veprave penale me motiv aspektin pasuror rritet dhe bëhet më dukshme “në periudhën e fund vitit, periudhë kjo e cila karakterizohet me festa të shumta”. Mbase këta janë faktorët që “në nënvetëdije kanë ndikim të drejtpërdrejt në rritjen e veprave penale me motiv pasuror, kryesisht të grabitjes gjatë fund vitit”.
Me këtë rast, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të hartojë plane operative për të qenë me vigjilente me qëllim të sigurisë dhe parandalimit të këtyre veprave penale, “në mënyrë që të mos përsëritet rasti sikur dje, ku e pësuan dy zyrtarë policor në ballafaqim me grabitësit në Therandë”, ka përfunduar avokati Bajraktari.
Mirëpo edhe duke ngritur alarmin dhe tërhequr vëmendjen se si duhet që organet kompetente shtetërorë të jenë me të më të përgatitura në këtë fazë në këtë fazë të ndjeshme dhe “pjellore” për këtë lloj të krimeve.
/TV Malisheva