Ekziston konstatimi që kjo pije përmban më shumë kafeinë se një gjysmë filxhani espreso.
Fjala është për çajin e gjelbër të bluar i cili është bërë i njohur në gjithë botën, posaçërisht po promovohet ndër ata të cilët angazhohen për ushqim të shëndetshëm.
Çaji i gjelbër, i njohur edhe si Matcha, bëhet në atë mënyrë që fletët e çajit bluhen dhe, meqë përmban mjaft antioksidant i cili ndihmon në preventivën e kancerit, zgjon interesim te shumë njerëz.
Në Japoni, për shembull, ai përdoret që nga viti 1911.
Cilësitë shëruese të këtij çaji janë aq të rëndësishme sa që na mundësojnë të kemi trup të shëndetshëm.
Pos që shërben në preventivën nga kanceri, ky çaj gjithashtu përshpejton organizmin falë polifenoleve.
Falë këtij çaji është e mundshme të përmirësohen funksionet e trurit – përqendrimi, redukton peshën trupore, si edhe shëron shumë probleme shëndetësore.
Fletët nga të cilat përftohet ky çaj u kontribuojnë të gjitha përparësive të mëparshme dhe gjithsesi kanë efekt më të madh se ekstraktet.
Ato përmbajnë teaninin-L apo aminothartirën e cila relakson dhe krijon ndjenjë të mirë./Tv Malisheva