Transferimi i ish-mbrojtësit të Partizanit, Amir Rrahmani, nga Verona te Napoli është caktuar të jetë 14 milionë euro plus 1.5 si bonuse.
Që në momentin e parë të diskutimeve për këtë çështje u hodhën hipoteza se edhe Partizani mund të përfitojë nga mekanizmi i solidaritetit të FIFA-s. “Partizani nuk fiton asgjë nga Rrahmani kur të shitet te Napoli.
Duhet të jetë transfertë ndërkombëtare, në mënyrë që të përfitojë Partizani nga mekanizmi i solidaritetit të FIFAs.
Pra, duhet të shitet jashtë Italisë. Neve si klub na takon të përfitojmë 1% të vlerës nga çdo shitje e Rrahmanit. Për të qenë më të saktë, sipas rregullores së FIFA-s, na takon 0.5% për çdo vit regjistrimi.
Rrahmani ka luajtur dy sezone me Partizanin”, ka sqaruar për “Panorama Sport” sekretari i përgjithshëm i klubit kryeqytetas, Gerald Burba.