Ministri i Jashtëm i Kenisë ka bërë të ditur se Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Kenisë, Alfred Mutua gjatë një konference për shtyp në Nairobi, duke konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës.

Siç shkruan “Kenyan Foreing Policy” , ky njoftim vjen pas takimit të presidentit William Ruto me lideren e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York.

Tutje siç shkruan ky medium Kenia ka lëvizur drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, ku ka njohur zyrtarisht pasaportat nga Kosova në mars të këtij viti.

Ministri Mutua konfirmoi vizitën e ardhshme të Osmanit për të diskutuar për njohjen.

Presidentja Vjosa Osmani më 18 shtator, gjatë pjesëmarrjes së saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kishte takuar presidentin e Kenias, William Ruto.

Osmani kishte njoftuar në platformën “X” se kishin diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

“E kënaqur që takova Presidentin e Kenias, William Ruto dhe të diskutojmë se si të përmirësojmë më tej marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona. Mezi presim hapat e ardhshëm që do t’i afrojnë vendet dhe popujt tanë”, kishte shkruar Osmani.

Ndryshe, Kenia është shtetet në Afrikën Lindore, me kryeqytet Nairobin dhe me numër të popullsisë mbi 55 milionë.

/TV Malisheva

Share.