Na quani nostalgjikë, por filmat shqiptarë mbeten një pasuri e kinematografisë sonë dhe ju duhet t’i shihni!
Në listën e mëposhtme do të gjeni prodhime vendase të mirërealizuara që zbërthejnë tema si dashuria, dhuna, dhimbja, feminizmi, familjet problematike, shthurja etj.

Lulëkuqet mbi mure (1976)

Filmi flet për përpjekjet dhe ndihmat që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në luftën kundër fashistëve italianë, të cilët pushtuan Shqipërinë më 7 prill, 1939.

Çifti i lumtur (1976)

Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin, ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre.

Përrallë nga e kaluara (1987)

Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 28 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

Vdekja e kalit (1992)

Në 1975 një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili kishte ngritur fermën e parë të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje për grushtin e shtetit “puçist”. Pas dënimit të të gjithë të implikuarve në grushtin e shtetit, kalohet në zhdukjen e çdo lloj vepre për të cilën mund të mbajnë meritë “puçistët”. Kjo shënon fillimin e ekzekutimit të kuajve. Agroni (protagonisti) shpëton një kalë dhe për këtë dënohet nga gjyqi ushtarak. Pas kësaj jeta e tij fillon të copëtohet.

Treni niset në 7 pa pesë (1988)

Elteva, punojse në bankën e shtetit, fillon të vërejë dëmet që sjell në ekonomi puna e një stabilimenti të rrethit, ku drejtor është Martini dhe po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryq për arsye se drejtori i bankës ku ajo punon, është edhe shok i ngushtë me Martinin. Në një moment ajo pyet veten, pse të gjithë janë kundër saj. Për të mos mjaftuar vetëm kjo, gjatë asaj kohe doktori mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri i Etlevës, i cili është një trajner skuadre, e braktis.

Taulanti kërkon një motër (1985)

Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familjeje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai kërkon një motër, por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë. Dalëngadalë, kërkesa e Taulantit u pëlqen prindërve, të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje.

 Dy herë mat (1986)

Filmi është i mbushur me situata komike te papritura dhe një “luftë shahu” që s’duhet humbur.

 Edhe ashtu, edhe kështu (1989)

Apostol Sako shkruan artikuj dhe jep leksione mbi dashurinë e lirë të rinisë, në një kohë kur një konflikt i madh ndodh në familjen tij. E bija, Alma studente e inxhinierisë dashuron një këngëtar, atëherë kur i ati do ta martojë me një diplomat. Konflikti zgjidhet përmes situatave komike.

Flutura në kabinën time (1988)

Tom Melgushi, i pirë, endet rrugëve duke shqetësuar njerëzit. Një ditë Flutura, mësuesja e fshatit ulet në kamionin e tij dhe në sytë e Tomit shihet një fije shprese për një lidhje të qëndrueshme. “Toma” bëhet objekt kritikash për aksidentin e Fluturës, e cila hidhet nga kabina e trembur.

Në shtëpinë tonë (1979)

Miri ka kuptuar se e motra e tij Ana, është e dashuruar me një të ri, i cili është teknik pajisjesh elektrike në atë zonë. Duke pasur një keqkuptim me mësuesen e tij, ikën nga shkolla në drejtim të pacaktuar. E motra vë në dijeni të ëmën për vonesën e të vëllait, e cila kërkon ndihmën e policisë. Babai i tij habitet kur e takon të birin në periferi të qytetit. Edhe të tjerët shqetësohen, sidomos mësuesja e Mirit. Prindërit shqetësohen edhe për vajzën e tyre, pasi Miri ia tregon babait sekretin e dashurisë të së motrës.

Tomka dhe shokët e tij (1977) /TV Malisheva

Share.