Nesër Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë, ndërsa në Prishtinë ndihet fare pak atmosfera festive. Sheshet kryesore të kryeqytetit, që zakonisht janë stolisur me flamuj të shtetit, këtë vit nuk është bërë e njëjta.
Asnjë herë askush nuk mund të arsyetohet, e aq më pak kur në një festë si kjo e 15-vjetorit të Kosovës me mungu zbukurimi i qytetit me flamuj të shtetit të Kosovës.
Sakrifica e madhe e bërë për themelimin e shtetit ka qenë shumë e madhe, prandaj duhet respektu shtetin dhe simbolet e tij.

Të paktën sot nuk është parë asnjë flamur i Kosovës në sheshet e shtetit, i cili nesër mbush 15 vjet.

Mungesa e flamujve nuk i ka pëlqyer as Qamil Hajdarit. Ai tregon edhe arsyen që në sheshe nuk pati flamuj deri më sot.

“Po nuk i kanë qitë se me siguri kanë fjete e i kanë harruar me siguri, veç duhet me i qitë gjithmonë i kanë qitë edhe flamuri kombëtar kur u kanë në pyetje 28 nëntori, tash edhe për këtë ditë që e kemi pritë me hasret të gjithë i madh e i vogël kemi sakrifiku shumë, kemi luftuar për këtë ditë e mos me i qitë unë s’e shoh të arsyeshme kurrqysh”, u shpreh Hajdari.

“Nëse vendosen pasdite nuk është vonë nëse arrijnë me u dok deri në mëngjes, por nuk besoj pasi nuk ja kanë nis as pasdite”, u shpreh ky qytetar.

Ndërsa një tjetër, mendon se vendosja e flamujve do të bëhet pasditen vonë.

/TV Malisheva

Share.