Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti të hënën pritet t’i vënë firmat në dokumentin që i bashkon në koalicion parazgjedhor.
Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën në orën 15:00.
Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh.
“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht