Janë bërë një muaj që kur Kuvendet Komunale të tri komunave veriore Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit kanë votuar pro anëtarësimit në Asociacion të Komunave të Kosovës (AKK), por ende AKK-ja nuk ka pranuar kërkesën zyrtare për anëtarësim.
Drejtori i AKK-së Sazan Ibrahimi, i tha Ekonomia Online, pritet që vendimet e komunave të shqyrtohen sa i përket ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ibrahimi sqaroi se pas pranimit të kërkesë zyrtare ajo do të shqyrtohet nga Bordi dhe pastaj dërgohet në Kuvendi e AKK-së për shqyrtim final
Sipas tij, AKK-ja është organizatë vullnetare dhe se misioni i tij është mbrojtja e interesit të komunave ndaj nivelit qendror.
“Neve kemi pranuar informata që tri komunat të tjera të asaj pjese të Republikës së Kosovës kanë marr vendime në Kuvendet komunale ku kanë shprehur gatishmëri për t’u anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovë mirëpo procedurat janë të tilla që çdo vendim i Kuvendeve Komunale dërgohet në Ministrin e Administrimit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë dhe pas kthimit të përgjigjes nga kjo ministri atëherë komunat përkatëse e dërgojnë aplikimin në AKK. Edhe pse komunat kanë marr vendime në Kuvendet komunale neve si AKK nuk kemi marr ndonjë kërkesë zyrtare nga komunat e pjesës veriore të Kosovës”.
“Jemi në pritje të marrjes së kërkesës zyrtare e cila pastaj do të shqyrtohet në organet e Asociacionit. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Bordi dhe pastaj dërgohet në Kuvendi e AKK-së për shqyrtim final. Ne vetëm jemi duke pritur kërkesën nga ana e këtyre tri komunave sepse sipas njohurive tona ata kanë marr vendime në Kuvende Komunale dhe pastaj çdo vendim duhet të dërgohet në ministrin përkatëse në këtë rast MAPL për shqyrtim të ligjshmërisë dhe pastaj janë edhe procedurat të tjera të cilat një ndër to është edhe aplikimi zyrtarë në AKK”, tha ai.
Kuvendi Komunal i Zveçanit me 15 shator ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Përderisa Zubin Potoku dhe Leposaviqi e kanë marrë këtë vendim me 14 shator.
Përndryshe, komuna e Mitrovicës së Veriut, të martën e 22 gushtit, është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) me votim unanim.
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
/TV Malisheva