Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim me strukturat e saj në Malishevë, ku edhe ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Komuna e Malishevës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në facebook Kastriot Berisha, njëri nga kandidatët për deputetë.

“Kam nderin të konfirmoj se kam marrë besimin e strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Malishevë, për të garuar në Zgjedhjet e Parakohshme të 14 shkurtit si Kandidat për Deputet në listën jashtëzakonisht të shkëlqyer të familjes tonë të përbashkët politike – AAK, bashkë me Shukrije Bytyçin dhe Haxhi Shalën”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Kandidatura për deputet, nder dhe përgjegjësi ndaj Kosovës dhe Aleancës!

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Kam nderin të konfirmoj se kam marrë besimin e strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Malishevë, për të garuar në Zgjedhjet e Parakohshme të 14 shkurtit si Kandidat për Deputet në listën jashtëzakonisht të shkëlqyer të familjes tonë të përbashkët politike – AAK, bashkë me Shukrije Bytyçin dhe Haxhi Shalën.

Në një takim para-fushate me strukturat e AAK-së, në prezencën e presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u vërejt entuziazëm i jashtëzkaonshëm i degës së AAK-së në Malishevë për fitoren e madhe të 14 shkurtit.

FALEMINDERIT strukturave të AAK-së në Malishevë për besimin – të bashkuar do të triumfojmë!

Besimi për NE është përgjëgjësi për JU!

(Ky takim u mbajt me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e IKSHPK-së për mbrojtje nga pandemia Covid-19)

Share.