Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ftoi Prokurorinë̈ e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorime gjatë kohës së epidemisë.
“Krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontroll të mjekëve nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj”, thuhet në komunikatën e Gp të AAK-së.
Sipas deklaratës, blerja e dorezave në vlerë 20 euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 euro, janë puro korrupsion.
“Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, mbyllet komunikata./ Tv Malisheva