Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka mashtruar mbi 80 mijë zyrtarë publikë duke mos e përfshirë Projektligjin për paga në buxhetin e vitit 2023. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në kuadër të Projektligjit për buxhetin do të adresojnë një amendament për ngritjen e pagave deri në 30% për zyrtarët publikë.
Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë një prej mashtrimeve më të mëdha dhe sipas tij goditje për shërbimin publik.
Tahiri: Qeveria i ka mashtruar 80 mijë zyrtarë publikë
“Qeveria e Kosovës i ka gënjyer të gjithë zyrtarët publikë, 80 mijë njerëz, 80 mijë familje duke u thënë që do të sjell ligjin ep agave të cilin nuk e ka sjell dhe mbi të gjitha duke mos e vendosur në buxhet vijën e cila sot e futë në zbatim këtë vit ligjin dhe njëkohësisht vlerën e koeficientit. Thënë më troç e kanë luajtur një lojë shumë të ulët duke mos e sjell ligjin e pagave paraprakisht në mënyrë që me thënë që në buxhet të vitit 2023 nuk mund ta fusim buxhetin për ligjin e pagave dhe koeficientin për shkak se nuk është miratuar ligji. Ky është ndër mashtrimet më të mëdha që kjo qeveri ua bënë 80 familjeve dhe mbi të gjitha është një goditje e madhe që i jepet shërbimit publik”, ka thënë Tahiri.
Në një konferencë për media ai ka thënë se grupi parlamentar i AAK0-së do të prezantojë një amendament në këtë buxhet, e i cili sipas tij lidhet drejtpërdrejt me nevojën për ngritje lineare të pagave për zyrtarët publikë.
Tahiri: Amendament për rritje lineare të pagave për 30% për zyrtarët publikë
“Ne si grup parlamentar kemi marrë vendim që të prezantojmë një amendament në këtë buxhet, amendament i cili lidhet drejtpërdrejt me nevojën për ngritje lineare të pagave të zyrtarëve publikë në të gjitha nivelet 30% përveç të emëruarave politikë, përveç deputetëve, ministrave dhe anëtarëve të kabinetit, të tjerët pa dallim të kenë ngritje të pagave 30%, duke përfshirë sektorin e shëndetësisë, sektorin e arsimit, në veçanti sektorin e sigurisë, të policisë dhe ushtrisë, të cilët sot i kemi në gjendje gatishmërie, gati për një gjendje të jashtëzakonshme dhe ne nuk e bëjmë veprimin”, ka thënë ai. /TV Malisheva