Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka propozuar qeverisë në detyrë që të ndaj menjëherë secilit qytetarë të Kosovës nga 100 euro. Derisa vlerësojnë se masat ekonomike të Qeverisë Kurti nuk mjaftojnë dhe se implementimi i tyre po shkon shumë ngadalë.
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi në një konferencë për media, kërkoi seancë plenare për rishikimin e buxhetit dhe rialokimin e mjeteve dhe adresimin e masave tjera.
Sipas tij, Kosovës i duhet një plan i ri ekonomik i qartë dhe efektiv.
“Ta sigurohet një fond shtesë së paku 300 milionë euro që të investohet në sektorët si prodhimtari tregti, gastronomi dhe të tjera”, tha ai.
Ai tha se duhet të edhe të ndryshohet mënyra e inkasimit të TVSH-së.
“Në vend të pagesës së saj në import, e njëjta të paguhet pas shitjes se produktit. Ky ndryshim është krucial për bizneset”, shtoi ai./ Tv Malisheva