Deputeti Haki Abazi, ka thënë se Kurti e ka sjellë punën që të bëjë me të shaka një kryetar komune, i cili për tetë vite mandat ka ngulur kunja dhe ka bërë kifle, duke iu referuar ish kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas kritereve dhe praktikës “demokratike”, Ahmeti do të duhej të ishte kryetar i GP të VV-së në mandatin e ardhshëm.
Postimi i tij i plotë:
E ka sjellë punën Kurti me ba hajgare me të një kryetar komune, që për tetë vite mandat, ka ngul kunja dhe ka bë kifle. Sipas kritereve dhe praktikës “demokratike” ky i dyti ish dashtë me qenë kryetar i grupit parlamentar të LVV në mandatin e ardhshëm. Kopsht fëmijësh!
/TV Malisheva