Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka reaguar sot pas videos të publikuar ditën e djeshme në Facebook nga Kryeministri Albin Kurti, ku ka përkujtuar Oliver Ivanoviqin, politikanin serb që u vra pesë vite më parë.

Në një postim në Facebook, Abazi është shprehur i çuditur se si i erdhi radha Ivanoviqit të përkujtohet nga Kurti, duke qenë se ai nuk ka përkujtuar figura të rëndësishmë shqiptare.

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda”, u shpreh Abazi.

Poashtu i çuditur shprehet edhe me faktin se si e gjykuam krim barbar aktin e ushtarit të FSK-së në Shtërpcë, pa ditur akoma asgjë. /TV Malisheva

Share.