- Reklamë e sponsorizuar -

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, reagoi pas mesnatës pas disa raportimeve se Gjykata Kushtetuese do të mbështesë formimin e një qeverie të re në Kosovë pa shkuar në zgjedhje.

“Tentimi me kriju precedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit”, shkroi Abazi në Facebook.

Sipas tij ndryshimi në Kosovë ka ndodhur me 6 tetor.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit në detyrë:

Asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare.

Tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit.

Integriteti personal dhe profesional është e vetmja mënyrë me qenë në anën e drejtë të historisë dhe për të qenë e/i denjë për të mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.

Ndryshimi ka ndodhur me 6 tetor, tentimi me ndal ndryshimin ose me kthy me force vendin para 6 tetorit, është papërgjegjësi dhe kontribut në shembjen e rendit kushtetues e demokratik./ Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -