Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka bërë të ditur se nesër do të mbajë konferencë për media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e tij, nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.

“Nesër poashtu flasim për audio/video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t’i mbulojë.”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Konferenca do të fillojë në orën 10:00.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca, njërën të enjten (16 shkurt) dhe tjetrën të premten (17 shkurt) për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Share.