Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar të mërkurën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka ofruar mbështetjen e plotë për zgjedhje të përhershme në rajon.

Teksa ka njoftuar për takimin, Abazoviq ka thënë se me Kurtin ka biseduar për lidhjet mes Kosovës dhe Malit të Zi në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin. Sot fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për lidhjet tona të mira në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar ai në Facebook.

/TV Malisheva

Share.