Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq të premten do të përballet me votën e mosbesimit.
Seanca e gjashtë e jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht (e premte) 2022, raporton rtcg.
“Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.
Kujtojmë që kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend një iniciativë për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.
Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.
Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.
Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirru pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe./TV Malisheva