“Me kurajo dhe dinjitet të pamasë, njerëzit tuaj dhe ju personalisht mahnitin çdo ditë mbarë botën”.
Kjo është një pjesë e letrës mbështetëse që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka dërguar presidentit të Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Këtë e ka njoftuar Qeveria e Malit të Zi, përmes një postimi në Twitter, të enjten.
Ukraina që nga 24 shkurti po ballafaqohet me agresionin rus i cili synon ta pushtojë vendin fqinj. Një pjesë të madhe të Ukrainës Lindore veç ia ka arritur.
Por tash Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë premtuar Ukrainës armatim të avancuar për të përballuar luftën dhe agresionin rus.
Ndërkaq, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë radhitur në krahun e perëndimit e kundër Kremlinit, pos Serbisë e cila ka mbajtur pozicion të dyfishtë./TV Malisheva