Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës të dielën e 23 prillit, të cilat siç u shpreh edhe ai u mbajtën të qeta e të sigurta pa ndonjë incident.
“E mirëpres që faktin zgjedhjet dje në komunat veriore u zhvilluan të sigurta dhe pa incidente të mëdha. Dëshiroj t’i falënderoj zyrtarët zgjedhorë dhe ata të Policisë së Kosovës që e kanë bërë të mundur një gjë të tillë. Më vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes së partive politike serbe të Kosovës dhe zgjedhjen e serbëve të Kosovës që ata bënë karshi procesit zgjedhor. Raportet për presion dhe kërcënime në raste të caktuara për të mos marrë pjesë janë thellësisht shqetësuese. Pres përparim në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore të Kosovës”, ka shkruar Abbott në Tweet.
/TV Malisheva