Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike ne vend dhe procesin e dialogut.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK përkrahë procesin e dialogut dhe mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.
“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Themelet e bashkëpunimit tona janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Në takim po ashtu u elaboruan edhe pikëpamjet e LDK-së mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes, thuhet në njoftim./TV Malisheva