Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë mandatit të tij si ambasador në Kosovë, duke shërbyer në përparimin e diplomacisë së të dyja vendeve.
Sipas LDK-së, në nderim të punës së bërë, Minxhozit iu dhurua Helmeta Ilire nga kryetari Abdixhiku.
Në këtë takim, kryetari Abdixhiku po ashtu njoftoi ambasadorin Minxhozi, për Shkollën Politike të LDK-së, “Ibrahim Rugova” si dhe programin politik “Rruga e Re”, i cili në detaje jep zgjidhje për të gjitha krizat ekonomike e politike në Kosovë.
/TV Malisheva