Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova në aspektin e sigurisë, brenda territorit të saj, ra në grackën e Serbisë, për shkak të moskoordinimit të denjë me partnerët ndërkombëtarë.
Ai këtë e tha teksa ka folur për çështjet kyçe që aleatët amerikanë, u transmetonin liderëve kur rrezikohej krizë në veri të vendit. “Kam qenë pjesëmarrës në disa takime, edhe me zotin Escobar. Kërkesa e tyre ka qenë, mos provokoni situatë destabilizuese, që do të prodhonte krizë”.
“Kërkesa për shtyrje dhjetë muajsh të vendimit të targave kishte këtë qëllim, që të mos bijmë në kurthin e Serbisë, e mos të krijojmë një krizë në veri, që më pas kërkon një marrëveshje për menaxhim të kësaj krize”.
“Dhe zotri Lajçak disa herë në vizitat që kishte, na ka thënë se tani dialogu po bëhet si proces menaxhues i krizës. Pra, ideja ka qenë të sigurohet paqja në veri dhe kjo vjen si rezultat i rënies së Kosovës në grackë të Serbisë, në çështjen e sigurisë brenda territorit të vet. Kjo për shkak të njëfar popullizmi që dukej që jepte rezultat për mbështetje të votave të brendshme, e ky popullizëm bëhej si rezultat i dështimeve në sfera të tjera të jetës, si ekonomi, arsim etj”.
“Tendenca e Serbisë në veri gjithmonë ka qenë provokuese dhe destabilizuese”.
“Ka qenë gjithmonë maturia e institucioneve të Kosovës, në koordinim me aleatët tanë që ka siguru që ne të mos bimë në grackë të destabilizimit. Por këtë herë, Serbia ka lexuar qartë vëmendjen ndërkombëtare, ka prodhuar një krizë në veri me grupe kriminale, me influencë nga më të ndryshmet, më të frikshmet besa, por tani përgjigja që Kosova i ka dhënë kësaj krize, ka qenë jokoordinuese me aleatët”.