Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin, Christopher Murphy dhe ekipin e tij politik.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Kryetari Abdixhiku edhe në Senat shtroi kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspiratave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik. Mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”, ka thënë Abdixhiku.

Share.