Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka pritur sot përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova pas tensioneve në veri dhe raporteve me aleatët ndërkombëtarë.
Takimi i cili po mbahet në një nga hotelet në periferi të Prishtinës, është me dyer të mbyllura.
Ndër pjesëmarrës janë Ismet Kryeziu nga KDI, Ehat Miftaraj nga IKD, Lulzim Peci nga KIPRED, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin, Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, Albert Krasniqi nga Demokraci Plus dhe të tjerë.
Javën e kaluar, Abdixhiku takoi gazetarë dhe opinionistë nga Kosova me qëllim të njëjtë.
Abdixhiku thotë se këto takime janë nisje e artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj dhe rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë.
/TV Malisheva