Karriera e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke përfunduar në mënyrë të padinjitetshme.

Abdixhiku tha se Kurti e ka shkatërruar një karrierë politike të cilën e kishte ndërtuar për më shumë se 10 vite.

Sipas tij, asnjë politikan nuk do duhej të përfundoj sikurse Kurti.

“Ndjej keqardhje, është përfundim i padinjitetshëm. Një karrierë politike, ke kalu 15 vite, kanë humbur jetën njerëzit për këtë çështje, ia ke marrë vendit 10 vite vonesë, e ke ndalë zhvillimin e vendit në çdo aspekt, për me ndryshu këtë çështje kaq thjeshtë. Nuk e di si e bën gjumin ky njeri, është bukur e rëndë si karrierë politike, kështu s’duhet të ketë askush karrierë politike”, deklaroi ai.

Abdixhiku, tha se është duke e shijuar “transformimin” e Kurtit dhe përballjen e tij me votuesit./RTV Dukagjini

Share.