Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, përveç Asociacionit, aty ka autonomi për serbët e veriut të Kosovës.
“Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë ai.
Abdixhiku tha se nenet e planit evropian, janë bërë kritere për integrim në BE për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se tashmë Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në BE.