Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar siç ka thënë ai dështimet e Qeverisë Kurti, kur tashmë po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes nga ta.

Ai, ka përmendur të gjitha premtimet e që Qeveria Kurti nuk i ka realizuar. Ai, ka përmendur të gjitha premtimet e që Qeveria Kurti nuk i ka realizuar.

Abdixhiku, ka përmendur edhe ikjen e qytetarëve nga vendi, duke thënë se zbrazja e Kosovës, po ndodhë.

Sipas tij, Kurti ka dështuar t’i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës dhe ngarkesës më të kaluarën. Derisa ekzekutivin, LDK e ka cilësuar të aftë vetëm për të prodhuar propagandë.

Partia e Abdixhikut ka paraqitur zotimin e pushtetit për ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë. Ajo ka përmendur edhe zotimin për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja me 120 euro këst mujor, për çka s’është vendosur asnjë gurthemel për to.

/TV Malisheva

Share.