Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas incizimeve të publikuara sot të Mimoza Kusarit me Sllavko Simiqin. Gjatë këtij incizimi përmendet edhe Tahiri për të cilën Kusari thotë se ka orë të 30 mijë eurove.
Ai tha se është mjerim të gënjehet për të në sy të punëtorit të Radojçiqit.
“Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove. Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, shkroi Tahiri.
Pas publikimeve të këtyre incizimeve, pati shumë reagime duke qenë se shefja e deputetëve të LVV-së fliste për veteranët e UÇK-së dhe për disa akterë të partive opozitare.
/TV Malisheva