Deputeti i LVV-së Artan Abrashi ka kërkuar sqarime nga nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku për raportet që kjo e fundit ka pasur me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Këto dyshime Abrashi i ngriti pasi Çitaku shihet në disa fotografi bashkë me ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal.

“Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike”.

Abrashi thotë se të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.

“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.

Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.

”Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë”, thuhet në artikullin e BallkanInsight.

Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.”, ka shkruar Abrashi.

Nga ana tjetër nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave që ka bërë ndaj saj deputeti i LVV-së Artan Abrashi në lidhje me një foto me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

“Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull”, i ka quajtur Çitaku këto akuza.

Ajo thotë se fotot në fjalë me ish-agjentin e FBI-së janë bërë në një takim zyrtar në vitin 2017.

“Një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull.

Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.

Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc.

Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës.

E tash, si e keni Martinin?”, ka shkruar Çitaku.

 

Share.