Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, ka inspektuar punimet e hekurudhës së Kosovës në linjën 10.
Ministri Abrashi theksoi se tash është fillimi i fazës së parë të punimeve. Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin i cili i paraprinë edhe zhvillimit ekonomik, dhe ndërlidhjes së Kosovës me rajonin.
Abrashi tha se përkundër pandemisë, do të përpiqet që faza e parë e këtij projekti të realizohet në kohë rekorde.
Abrashi deklaroi se pas përfundimit të fazës se parë të këtij projekti hekurudhor në këtë pjesë, do të fillojë faza e dytë deri në Mitrovicë dhe faza e tretë deri në kufi me Serbinë.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka shprehur besimin që ky projekt të përfundojë sipas afateve të parapara.
Ai tha se punët kanë filluar në këtë stacion dhe momentalisht është duke u punuar edhe në katër stacione të tjera./Tv Malisheva