Këngëtarja e njohur britanike, Adele ka zbuluar se është ndjerë e shkatërruar dhe e turpëruar, kur doli lajmi për ndarjen nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki në vitin 2019.
Albumi i shumëpritur “30” do të publikohet më 19 nëntor dhe do të eksplorojë ndarjen dhe marrëdhënien e saj me djalin Angelo.
Fituesja e çmimit “Brit” dhe “Grammy” tha se “asnjëherë nuk ishte ndjerë vërtet e pranishme” në një shtëpi të lumtur me familjen e saj, shkruan The Sun.
“Më trishtoi shumë. Pastaj të kesh shumë njerëz që thanë se nuk punova për këtë, më shkatërroi. Më turpëroi”, tha ajo për revistën muzikore amerikane.
“Askush nuk më bëri të ndihem i turpëruar, por ju ndiheni sikur nuk keni bërë një punë të mirë”, vazhdoi tutje ajo.
Sipas Rolling Stone, ajo pësoi “një ankth intensiv disa javësh duke qëndruar në shtrat” pas ndarjes, deri në ditën e ditëlindjes së saj të 31-të në maj 2019.
“U ndjeva se mu rikthye shpresa. Ishte hera e parë që ndjeva se kisha kaluar një mbrëmje vërtet të bukur dhe isha mirë duke qenë në shtëpi dhe duke shkuar në shtrat vetë”, tha Adele.
“Nuk isha e emocionuar, por mezi prisja të nesërmen”, tha tutje këngëtarja.
Duke folur për shpërqendrimin nga vështirësia emocionale, këngëtarja e “Rolling In The Deep” tha se ajo e hodhi veten para të gjithëve në çdo gjë për të qetësuar ankthin e saj, duke përfshirë udhëtimin “kudo ku është menduar të ketë energji të shkëlqyer”.