Ajo po punon që një kohë për një projekt të ri muzikor.
Dhe duket se Adelina Berisha tashmë ka arritur ta përfundojë dhe se kënga “Valla” do të lansohet në fund të kësaj jave.
Përmes një postimi të ndarë së fundmi në rrjete sociale, biondja njofton se projekti i radhës do të publikohet të shtunën (13 mars).
Reagimet e fansave në pjesën për komente ishin të menjëhershme, të cilët siç duket mezi po presin për prurjen e re të Berishës.
E fundit nga Adelina ndërkohë mbetet “Tradhtare” në bashkëpunim me Egzon që deri më tani ka mbledhur mbi një milion klikime. /TV Malisheva