Këngëtarja Adelina Berisha është zgjuar me një lajm të hidhur mëngjesin e së premtes.
Kjo pasi asaj i ka ndërruar jetë gjyshja, me të cilën ka qenë shumë e lidhur.
Lajmin e hidhur, Berisha e bëri të ditur për fansat përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Teksa shfaqte portretin e gjyshes së saj të ndjerë nën ngjyrat bardhë e zi, Adelina nuk i kursente fjalët e zemrës dedikuar personit të dashur.
“Gjyshe, nuk po mundem të gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen që po e ndjej, t’u prehtë shpirti në paqe zemra ime”, kanë qenë fjalët e saj.
Këngëtarja ka pranuar ngushëllime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj në rrjetet sociale, me rastin e humbjes së gjyshes./Tv Malisheva