Këngëtarja shqiptare, Adelina Emini, sot për Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Mars) ka prezantuar këngën e re.
“Nanës” mban titullin projekti i ri muzikor, të cilin ia ka dedikuar të ëmës së saj.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, kurse në disa copëza të klipit ka shfaqur edhe nënën.
Tekstin e ka shkruar këngëtari Lindon Berisha, ndërkohë që për muzikën është përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku.
Projektin tashmë mund ta gjeni të plotë në kanalin YouTube. /TV Malisheva