Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është kthyer të flas për çështjen e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës që muaj më parë lanë Kosovën për Shqipërinë.
Ai ishte i pranishëm në emisionin ‘Ora Shtatë’ në ‘Klan Kosova’, ku tha se Mirlind Daku u largua nga Kosova për të shmangur konkurrencën me Vedat Muriqin.
“Ne nuk e përdorëm atë pjesën e djegies. Ta fusim dy minuta dhe ta djegim. Jo, Kosovën ose e do me zemër, ose nuk e do. Fatbardhësisht ne kemi plot talente, shumë lojtarë”.
“Nuk e shoh që është shumë e logjikshme për shembull, për shumë futbollistë që thonë: ‘Ah, unë jam rezervë tani. Kush e ndërron Muriqin’. Ja që erdhi momenti për ta ndërruar. Nuk e kemi Muriqin, kemi Muhamet Hysenin që shënoi gol”.
“Daku nuk e ka pranuar konkurrencën me Muriqin? Dakun, nuk e di për çfarë ka shkuar. Sigurisht që për atë pjesë të konkurrencës kanë shkuar. Unë i kam dëshiruar sukses pasi kanë shkuar”.
“A më ka ardhur mirë? Jo. Po të kisha mundësi të gjithë lojtarët do t’i ndaloja këtu. Nuk e kisha lëshuar as Dakun, as Mujën. Por unë nuk i ndal me zor. Kemi një memorandum bashkëpunimi dhe unë mund të ndaloj cilindo”, ka thënë Agim Ademi.
/TV Malisheva