Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar edhe sot vizitat në klubet e ndryshme kosovare, në këtë kohë emërgjente.
Gjatë ditës së sotme, Ademi ka vizituar skuadrën e KEK-ut në Obiliq, shkruan KosovaPress.
Për këtë ka shkruar edhe i pari i klubit nga Obiliqi, Besnik Mjeku.
“Falenderoj kryetarin Agim Ademi për vizitën dhe përkrahjen e FFK-së ndaj klubeve, respekt”, ka shkruar Mjeku.