Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka prezantuar aderimit më të fundit në subjektin e tij, shkruan TV Malisheva.
Berisha përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se qëllimi kryesor me këto aderime është konsolidimi forcës së tyre politike në fshatin Mleqan.
“Qëllimi i këtij takimi ishte konsolidimi forcës tonë politike në Mleqan dhe më gjerë. Së shpejti fushatës do t’i paraprijë programi Për Malisheva qe Duam – gjithëpërfshirës pa dallim partie!”, shkruan Berisha, përcjell TV Malisheva.
Ja postimi i tij:
Mleqani që Duam rrugëton me AAK-në
Sot në selinë e AAK-së në Malishevë prita anëtarët e rinj në kuadër të strukturave të subjektit tonë politik nga Mleqani me kryetarin e nëndegës Arbnor Kryeziu bashkë me antarët tjerë të rinj Faik Zogaj, Trëndelina Kryeziu, Ermal Kryeziu, Valon Gashi dhe te tjerë.
Qëllimi i këtij takimi ishte konsolidimi forcës tonë politike në Mleqan dhe më gjerë.
Së shpejti fushatës do t’i paraprijë programi Për Malisheva qe Duam – gjithëpërfshirës pa dallim partie!
#MleqaniQeDuam
#AAK121
#KB
#MalishevaQeDuam/ TV Malisheva